Ndërlidhjet

TBILISI


Qindra njerëz, mbështetës të opozitës, kanë pushtuar ndërtesën e parlamentit të Gjeorgjisë në Tbilisi dhe kanë ndërprerë seancën, gjatë kohës kur presidenti Eduard Shevarnaxe po mbante fjalën për të inaguruar sesionin e parë të parlamentit të ri.
Shevarnaxe u nxorr nga ndërtesa nën mbrojtjen e truprojave, por bëri thirrje për të mos u dorëzuar.
Lideri i opozitës Mihail Sakashvili u shpreh në parlament se sapo ndodhi një revolucion i kadifenjtë në Gjeorgji, ndërkohë që salla po e duartrokiste. Ai shtoi se së bashku me mbështetësit e tij është kundër dhunës.
Por, para pak çastesh agjencia Rojters ka bërë të ditur se ndërmjet idhëtarëve të Eduard Shevarnaxes dhe aktivistëve të opozitës, në parlament ka shpërthyer rrahja.
Zëdhënësi i Eduard Shevarnaxes ka deklaruar se veprimi i opozitës paraqet grusht shteti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG