Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 12 vetë janë vrarë gjatë shpërthimeve të bombave të vendosura në vetura pranë dy stacioneve të policisë në veri të Bagdadit.
Vendi ku ndodhën sulmet, Khan Bani Saad dhe Bakuba njihen si zona ku ka shumë mbështetës të presidentit të rrëzuar irakian, Sadam Husein.
Njoftohet gjithashtu se një aeroplan civil transportues është goditur nga një raketë mbi Irak, por ka arritur të ulet në aeroportin e Bagdadit pa dëme të mëdha.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG