Ndërlidhjet

TBILISI


Në përpjekje për ta zgjidhur krizën kushtetuese në Gjeorgji, që u krijua nga depërtimi i djeshëm i protestuesve në Parlament, që kërkonin dorëheqjen e presidentit Eduard Shevardnadze, në Tbilisi arriti ministri jashtëm i Rusisë, Igor Ivanov. Duke folur sot para protestuesve, Igor Ivanov tha se është e domosdoshme që problemi të zgjidhet në kuadër të kushtetutës dhe që të evitohet dhuna. Më vonë ministri i jashtëm rus u takua me liderë opozitarë dhe me presidentin Shevardnadze. Duke folur pas takimit me zyrtarin e lartë rus, lideri i opozitës në Gjeorgji, Mihail Saakashvili tha:
- Ajo që na garantoi ai ishte se Rusia nuk do të intervenoj në punët e brendshme të Gjeorgjisë. Kjo qartas paraqet një dallim nga ajo që patëm në vitet e para të të 90-tave, kur ata ishin përzier në luftërat civile këtu. Shpresoj se ata do ta mbajnë fjalën.
XS
SM
MD
LG