Ndërlidhjet

TBILISI


Presidenti i Gjeorgjisë, Eduard Shevardnadze ka nënshkruar sot dorëheqjen e tij, ka thënë lideri opozitar, Georgi Baramadize gjatë paraqitjes së tij në televizion. Raportohet se dorëheqja e presidentit Shevardnadze u bë nën presionin intensiv të opozitës politike në Gjeorgji. Është thënë se dorëheqja është paraqitur gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, gjatë takimit të Eduard Shevardnadzes me liderin e opozitës, Mihail Saakashvili dhe me zyrtarin e lartë rus, Igor Ivanov, në rezidencën e presidentit Shevardnadze afër kryeqytetit Tbilisi. Kështu, largimi i Eduard Shevardnadzes nga pushteti u bë pas 24 orëve të protestave të përkrahësve të opozitës dhe ndërhyrjes së tyre në Kuvendin e Gjeorgjisë duke kërkuar dorëheqjen e tij. Lideri opozitar Mihail Saakashvili i ka deklaruar rrjetit televiziv CNN se ushtruese e detyrës së presidentit të do të jetë Nino Burdzhanadze, kryetare e deritashme e Kuvendit.
XS
SM
MD
LG