Ndërlidhjet

PRAGË


Myslimanët në mbarë botën e filluan festimin e ditës së Bajramit. Në Egjipt, në Indonezi, në Liban, në Siri, në Arabinë Saudite, në Emiratet e Bashkuara Arabe e në disa vende të tjera, shënimi i kësaj feste myslimane ka filluar sot, Libia feston që prej ditës së djeshme, ndërsa në Marok manifestimet fillojnë nesër. Në Irak, ku shënohet Bajrami i parë pas përmbysjes së regjimit të Saddam Husseinit, sunitët i filluan manifestimit dje ndërsa të mërkurën fillojnë të festojnë pjesëtarët e shumicës shiite. Për ditën e Bajramit në Libi u amnistuan dhe u liruan 686 të burgosur për shkelje jo të rënda të ligjit, ndërsa në Egjipt u liruan 617 të burgosur. Izraeli liroi nga burgu 10 jordanezë.
XS
SM
MD
LG