Ndërlidhjet

BAGDAD


Sot në orët e para të mbrëmjes në Bagdad me predha është sulmuar selia e administratës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Sipas raporteve dy predha kishin shpërthyer në afërsi të selisë. Deri në këto çaste nuk ka informacione për viktima eventuale. Më herët gjatë ditës, administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer tha se kryengritësit irakianë kishin ndërruar taktikën sepse prej sulmeve kundër forcave amerikane dhe atyre të kaolicionit kishin kaluar në sulme kundër irakianëve që punojnë me forcat e koalicionit që udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG