Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Sulmet kundër forcave të koalicionit dhe kundër qytetarëve të Irakut e demonstrojnë mospërfilljen që kanë ndaj jetës besnikët e ish regjimit", tha shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara Richard Myers.
Numri i përgjithshëm i sulmeve kundër amerikanëve dhe forcave të koalicionit është i ulët, por numri i sulmeve kundër qytetarëve irakienë shënon rritje. Nuk gabojmë kur themi se besnikët e ish regjimit i intensifikojnë përpjekjet e tyre dhe e rritin fatalitetin e sulmeve", tha Myers.
Nga ana tjetër trupat amerikane kanë kapur gruan dhe vajzën e Izat Ibrahim Al-Durit, njeriut të dytë në komandë pas Sadam Huseinit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG