Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri maqedon i mbrojtjes, Vllado Buckovski, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të pranojë cilëndo zgjidhje politike për Kosovën, që arrihet mes Prishtinës dhe Beogradit, përderisa kjo zgjidhje nuk rrezikon interesat nacionale të Maqedonisë. Ai i bëri këto komente pas takimit që zhvilloi në Prishtinë me komandnatin e KFOR-it Holger Kamerhof.
Zoti Buckovski i shoqëruar dhe nga ambasadori i NATO-s në Maqedoni Nikolas Bigman dhe zyrtarë të lartë të mbrojtjes maqedonase është takuar dhe me shefin e UNMIK-ut Hari Holkeri si dhe do takohet me kryeministrin Bajram Rexhepi. Kjo është vizita e dytë e Buckovskit në Kosovë, por e para ku ai takohet dhe me përfaqësuesit e institucioneve vendore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG