Ndërlidhjet

BAGDAT


Presidenti amerikan, George Bush, është kthyer sot në Shtetet e Bashkuara pas vizitës që zhvilloi dje në Bagdat, ku festoi Ditën e Falenderimeve me trupat amerikane atje.
Bush falenderoi trupat që po mbrojnë popullin amerikan nga rreziqet.
Reagimet e para pas kësaj vizite të befasishme në Irak, e para e një presidenti amerikan në këtë vend, kanë qenë të ndryshme.
Moufak al-Rubei, një nga anëtarët e Këshillit Qeverisës që u takuan me presidentin Bush tha se kishin pasur "bisedë të frutshme". Ndërsa një tjetër anëtar i Këshillit, Mahmud Atman tha se vizita ishte vetëm një përpjekje për të ngritur moralin e trupave amerikane.
Ndërkaq gjatë ditës së sotme, një ushtar amerikan ka humbur jetën si pasojë e një sulmi në qytetin e Mosulit.
XS
SM
MD
LG