Ndërlidhjet

PRAGË


Spanja dhe Japonia sot mbajnë zi për shtetasit e tyre të cilët u vranë dje në Irak.
7 agjentë spanjollë u vranë në një pritë në jug të Bagdadit, ndërsa i teti u plagos.
Ndërsa dy diplomatët japonezë u vranë në autostradën 15 kilometra larg qytetit Tikrit.
Kryeministri japonez Juniçiro Koizumi sot e shprehu keqardhjen, por edhe zemërimin e tij për të vrarët dhe u zotua se Japonia do ta vazhdojë mbështetjen ndaj Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rindërtimin e Irakut.
"Qëndrimi i Japonisë mbetet i njëjtë. Të gjithë ne do të bëjmë gjithçka që duhet për rindërtimin e Irakut, por megjithate nevoitet t'i përforcojmë strukturat tona dhe sigurinë atje", tha Koizumi.
Kryeministri spanjol Hoze Maria Aznar gjithashtu u zotua se Spanja do ta vazhdojë rolin e vet në Irak.
Ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara sot njoftoi se dy ushtarë amerikanë janë vrarë në një pritë në perëndim të Bagdadit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG