Ndërlidhjet

JERUSALEM


Katër zyrtarë palestinezë që kanë negociuar planin simbolik paqësor për Lindjen e Mesme, kanë refuzuar të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Zvicër. Vendimi për mospjesëmarrje ka pasuar atë të liderit palestinez Jaser Arafat që mos ta mbështesë këtë plan.
E ashtuquajtura " Marrëveshje e Gjenevës" është realizuar ndërmjet ish-negociatorëve izraelitë dhe palestinezë dhe përmban koncesione të jashtëzakonshme nga të dy palët.
Marrëveshjen e ka kundërshtuar edhe kryeministri izraelit Ariel Sharon.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG