Ndërlidhjet

STAMBOLL


Policia turke ka akuzuar një mashkull të paidentifikuar për dhënien e urdhërit për kryerjen e njërit nga katër sulmet me bomba gjatë muajit nëntor në Stamboll, kanë bërë të ditur zyrtarë të Turqisë. I akuzuari është arrestuar javën e kaluar derisa po përpiqej të arratisej në Iran, ndërsa ngarkohet për "rrënim të rendit kushtetues", krim ky që në Turqi konsiderohet si tradhëti dhe sanksionohet me burgim të përjetshëm. Sipas policisë, i akuzuari ka urdhërruar sulmin në sinagogën Bet Izrael, në Stamboll më 15 nëntor, të cilin e ka kryer 29 vjeçari Mesut Çabuk.
XS
SM
MD
LG