Ndërlidhjet

MASTRIHT


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell, është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes së Gjeorgjisë, Nino Burjanadze, dhe i ka shprehur mbështetjen e Uashingtonit. Powell ka kërkuar një forcë ndërkombëtare në Gjerogji për t'i dhënë fund problemeve territoriale.
"Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë c'është e mundur të mbështesë integritetin territorial të Gjeorgjisë, gjatë dhe pas këtij procesi zgjedhor. Nuk i duhet dhënë asnjë mundësi elementëve, që kërkojnë të dobësojnë integritetin tërësor të Gjerogjisë", tha Pauell, i cili po merr pjesë në një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që po zhvillohet në Hollandë.
Nga ana tjetër OSBE-ja i ka premtuar 5 milionë euro Gjeorgjisë, si ndihmë në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare.
XS
SM
MD
LG