Ndërlidhjet

UASHINGTON


Administrata e presidentit George Bush tha se plani i paqes i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara është formula më e mirë për paqen në Lindjen e Mesme.
Komentet nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit vijuan pasi sekretari i shtetit Colin Powell tha se do të takohet me izraelitët dhe palestinezët, të cilët e hartuan projekt planin alternativ jozyrtar në Gjenevë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scot McClellan tha se varet nga vetë Powelli me cilin ai do të takohet.
"Nuk e dij përse unë ose dikush tjetër në qeverinë e Shteteve të Bashkuara do t'ia mohonte vehtes mundësinë t'i dëgjojë idetë e paqes. Si sekretar shteti, kam detyrim ndaj amerikanëve, presidentit dhe kolegëve të administratës, t'i dëgjoj individët që kanë ide interesante", tha Powell.
XS
SM
MD
LG