Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës nuk ka shqyrtuar në seancën e sotme plenare gjendjen e krijuar tek Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pas vendimit të kryeadministratorit, Harri Holkeri, për pezullimin e 12 eprorëve.
Grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës kërkuan që zhvillimet rreth TMK-së të trajtohen në seancat e ardhshme, në të cilat duhet të marrë pjesë dhe komandanti i këtyre trupave, gjeneral Agim Ceku.
"Ndonëse është pjesë e të drejtave të rezervuara, mendoj se Kuvendi ka të drejtë të diskutojë gjendjen atje", tha kryetari i grupit parlamentar, të PDK-së, Arsim Bajrami.
Nga ana tjetër kryetari i grupit "Kthimi", Dragojsha Kërstoviq, ka theksuar se nëse ftohet komandanti i TMK-së duhet të ftohet dhe kryeadministratori Holkeri, për të shpjeguar arsyet e marrjes së këtyre masave.
XS
SM
MD
LG