Ndërlidhjet

TBILISI


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld arriti në Gjeorgji, ku u takua me presidentin e përkohshëm Nino Burdzhanadze dhe Mikhail Saakashvili, kandidatin kryesor në zgjedhjet presidenciale në 4 janar.
Pas takimeve, Rumsfeld tha se Shtetet e Bashkuara i mirëpritën ndryshimet në Gjeorgji, dhe se do ta ndihmojnë këtë vend në procesin zgjedhor dhe reformat në fushën e mbrojtjes.
"E shpreha mirënjohjen tonë për ndihmën kritike të Gjeorgjisë në luftën globale kundër terrorizmit, dhe angazhimin e saj në Afganistan dhe Irak", tha Rumsfeld pas takimit.
Lidhur me praninë e forcave ruse, sekretari i Mbrojtjes tha se Rusia duhet të përmbushë obligimet sipas marrëveshjes së Stambollit, për tërheqjen e tyre nga Gjeorgjia.
XS
SM
MD
LG