Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell u takua me autorët izraelitë dhe palestinezë të planit jo-zyrtar të paqes, të quajtur si "Marrëveshja e Gjenevës".
Takimi i ish ministrit izraelit të Drejtësisë Yossi Beilin, dhe ish ministrit palestinez të Informatave Yasser Abed Rabbo, me zyrtarët të Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë, u mbajt përkundër vërejtjeve të shumta nga Izraeli.
Lidhur me përmbajtjen e planit, përfaqësuesi palestinez Rabbo tha: "Për herë të parë në histori, iniciativat nuk vijnë nga të tjerët, që më pas ne t'i komentojmë. Ne e prezentojmë një plan izraelito-palestinez, dhe nga të tjerët kërkojmë ta mbështesin".
Presidenti George Bush i ka mirëpritur përpjekjet për paqe, por vetëm nëse ato janë në pajtim me parimet e planit të paqes, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, zbatimi i të cilit për momentin ka ngecur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG