Ndërlidhjet

TBILISI


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld u takua me udhëheqjen e përkohshme të Gjeorgjisë.
Pas takimeve, Rumsfeld tha se Shtetet e Bashkuara i mirëpritën ndryshimet në Gjeorgji.
"E shpreha mirënjohjen tonë për ndihmën kritike të Gjeorgjisë në luftën globale kundër terrorizmit, dhe angazhimin e saj në Afganistan dhe Irak", tha Rumsfeld.
Lidhur me praninë e forcave ruse, sekretari i Mbrojtjes tha se Rusia duhet të përmbushë obligimet sipas marrëveshjes së Stambollit, për tërheqjen e tyre nga Gjeorgjia.
XS
SM
MD
LG