Ndërlidhjet

JESENTUKI, RUSI


Autoritetet kanë thënë sot se 41 persona kanë vdekur në shpërthimin e djeshëm në trenin e udhëtarëve në Jesentuki, në jug të Rusisë, ndërsa afro 200 persona të tjerë ishin plagosur. Siç ka thënë Nikolai Patrushev nga shërbimi federal i sigurimit, është gjetur edhe trupi i pajetë i sulmuesit të dyshuar vetë-vrasës me bombë. Zyrtari i organeve të prokurorisë, Sergei Fridinsky ka sugjeruar se ky shpërthim ka ngajshmëri me disa sulme të mëparshme për të cilat autoritetet i kishin akuzuar kryengritësit çeçenë. Përfaqësues të liderit të kryengritësve çeçenë, Aslan Maskhadov, në një kumtesë, kanë hedhur poshtë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG