Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se i kundërshton interesat e liderëve të Tajvanit për të ecur drejt pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara kanë politikë vetëm për një Kinë, tha presidenti amerikan pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin kinez Wen Jiabao.
"Kundërshtojmë çfarëdo vendimi të njëanshëm qoftë nga Kina apo Tajvani për të ndryshuar status quo-në", tha presidenti amerikan.
Kjo ishte deklarata më e fuqishme e administratës së Bushit ndaj referendumit të Tajvanit të planifikuar për 20 mars.
XS
SM
MD
LG