Ndërlidhjet

TË HIQET SITUATA E PASHPRESË


Human Rights Watch

Duhet bërë shumë më tepër për pozitën e refugjatëve romë në Maqedoni. Qeveria e Maqedonisë, qeveritë e perëndimit dhe Komisariati i lartë për refugjatë atyre duhet t'u sigurojnë kushte dinjitoze për jetë, thuhet në raportin e organizatës për të drejtat e njeriut Human Rights Watch.
Këta refugjatë janë në gjendje të pashpresë, thotë Rejçëll Denbër, drejtore ekzekutive e Human Rights Watch për Evropën dhe Azinë Qendrore. Numri më i madh nuk mund të kthehen në Kosovë, kurse mundësitë për t'u integruar në Maqedoni janë shumë të vogla. Është koha e fundit që Maqedonia dhe qeveritë perëndimore ta zgjidhin problemin", ka thënë Denbër.
Në Maqedoni për momentin ka 2 500 refugjatë romë nga Kosova si pasojë e luftës së vitit 1999. Në maj, autoritetet e vendit e mbyllën kampin për shkak të kushteve joadekuate shëndetësore dhe sanitare. Atëherë rreth 700 romë protestuan në kufirin me Greqinë duke kërkuar largimin nga vendi. Kushtet për kthimin e romëve në Kosovë nuk janë të përshtatshme, sepse prona u është shkatërruar, kurse sigurinë askush nuk mund t'ua garantojë.
Rivendosja e tyre në pjesët e tjera të Serbisë e Malit të Zi gjithashtu nuk është opcion, sepse kushtet sociale, ekonomike dhe kulturore nuk egzistojnë. Deri tani janë paraparë vetëm dy mundësi praktike për refugjatët romë: të dërgohen në vende të treta ose të integrohen në Maqedoni. E dyta është e mundshme vetëm nëse qeveria e Maqedonisë dhe agjencitë ndërkombëtare dukshëm i përmirësojnë kushtet ligjore sociale dhe ekonomike, në të cilat romët jetojnë. Pjesa më e madhe dëshiron të shkojnë në vende të tjera, por vendet e Bashkimit Evropian nuk duan ti pranojnë.
" Shpërngulja nuk duhet përjashtuar nëse ata përballen me kushte të tilla", ka thënë Denbër. Qeveria nuk mundi t'u sigurojë ekzistencë normale, kështu që mundësitë për integrim nuk janë reale", ka thënë ajo.
Nga ana tjetër, përderisa nuk bëhen të mundshme kushtet për kthimin e tyre të sigurtë në Kosovë, qeveria e Maqedonisë, me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare duhet të bëjë përpjekje që romëve tua njohë statusin e refugjatëve dhe tua mundësojë ti gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë në bazë të Konventës për Refugjatë dhe dokumentave të tjera për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG