Ndërlidhjet

BERLIN


Nënsekretari amerikan i shtetit, Marc Grossman u takua sot me zyrtarë gjermanë për të diskutuar ndërrimet në strategjinë mbrojtëse që do të mund të çonin në lëvizjen e trupave të Shteteve të Bashkuara nga Gjermania në Evropën Lindore. Zoti Grossman tha se vizita e tij në Gjermani është në kuadër të turneut evropian për tu konsultuar me "aleatët, me partnerët dhe me miqtë" për ndikimet eventuale të lëvizjes së trupave kah Lindja, që, siç kishte theksuar presidenti amerikan, George Bush, mund të shkaktoj zhvendosjen e afro 70 mijë trupave amerikane, që aktualisht janë të vendosur në Gjermani. Sekretari shtetëror në ministrinë e jashtme gjermane, Klaus Scharioth, pas bisedimeve me Marc Grossmanin, tha se "pala gjermane e ka theksuar rëndësinë e pranisë së trupave të vendosura në Gjermani".
XS
SM
MD
LG