Ndërlidhjet

VJENË


Kryeadministratori i Kosovës, Harri Holkeri shprehu sot pakënaqësi që regjimi në Serbi, gjatë muajve të fundit, ka vazhduar ti forcoj strukturat paralele në Kosovë, veçanërisht ato në nivel komunash. Ai ka shtuar se kjo gjë është në kundërshtim me rezolutën 12-44. Këto komente Harri Holkeri i bëri në Vjenë, në fjalimin e tij në Këshillin e Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ai mëtutje tha se kthimi i personave të zhvendosur do të jetë indikator vendimtar për vlerësimin se a janë arritur standardet, që nga Kosova i kërkon bashkësia ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG