Ndërlidhjet

VJENË


Femrat dhe fëmijët nga Evropa Lindore, që janë të detyruar të merren me prostitucion ose me punë ilegale në Perëndim, ngurrojnë të kërkojnë ndihmë për shkak të dështimit të qeverive të vendeve të qëndrimit për ta zbatuar ligjin kundër trafikimit të qenieve njerëzore, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara dhe të OSBE-së. Djemtë dhe vajzat nën moshën 13 vjeçare trafikohen për punë të detyruar veçanërisht nga Shqipëria në Greqi dhe në Itali" – shkruan në këtë raport. Poashtu në këtë publikim, i cili është mbështetur në studimin e rasteve në Shqipëri, në Bosnjë, në Bullgari, në Kroaci, në Kosovë, në Maqedoni, në Moldavi dhe në Rumani, shkruan se "pjesa më e madhe e femrave të jashtme që punojnë në industrinë e seksit në vendet e Ballkanit, janë viktima të trafikut".
XS
SM
MD
LG