Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana e ka kritikuar vendimin e Shteteve të Bashkuara që kundërshtarëve të luftës në Irak t'ua ndalojë pjesëmarrjen në rindërtimin e këtij vendi, ndërkohë që nga këto shtete Uashingtoni ka kërkuar shlyerjen e borxheve ndaj Irakut. Liderët evropian tanimë kanë kërkuar nga Uashingtoni që ta rishqyrtojë këtë vendim i cili ka shkaktuar fërkime të reja ndër transatlantike rreth Irakut. Shtëpia e Bardhë ka kumtuar kohë më parë se vendet të cilat duan të marrinë pjesë në tenderët prej 18.6 miliardë dollarë
për rindërtimin e Irakut, duhet që të angazhojnë trupa ushtarake pas lufës në Irak.
XS
SM
MD
LG