Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka dhënë mbështetje të fuqishme politikë së standardeve për Kosovën.
Këshilli i Sigurimit ka thënë se institucionet e përkohshme të Kosovës duhet të rrespektojnë dhe të realizojnë standardet e përcaktuara nga shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri.
Këshilli gjithashtu ka vënë në pah se rishikimi i jetësimit të standardeve do të bëhet nga mesi i vitit 2005 para se të hapet çështja e statusit final të Kosovës.
"Duke riafirmuar politikën e standardeve, Këshilli i Sigurimit thekson se avancimi i mëtejm i procesit të përacktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës, do të varret nga epilogu pozitiv i realizimit të tyre", thuhet në kumtesën e këtij trupi të Organizatës Botërore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG