Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana, gjatë qëndrimit të sotëm në Beograd, deklaroi se "nuk është ide e mirë që në listat zgjedhore të jenë personat që janë të akuzuar" nga Tribunali Ndërkombëtar për krime të luftës në Hagë. Javier Solana mëtutje tha se Bashkimi Evropian pret që populli i Serbisë "të zgjedhë ndërmjet së kaluarës dhe së ardhmes". Në këtë aspekt ai tha se "e ardhmja është afrimi me Bashkimin Evropian, ndërsa mundësi tjetër është izolimi i Serbisë". Në listat zgjedhore të partive politike për zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 28 Dhjetor, gjenden edhe personat e akuzuar për krime të luftës nga Tribunali i Hagës: Sllobodan Millosheviq, Vojisllav Shehel, Nebojsha Pavkoviq dhe Sreten Lukiq.
XS
SM
MD
LG