Don Hill, Melazim Koci
Dom Nosh Gjolaj, prift në kishën katolike të Shën Ndout në Prishtinë, pret pjesëmarrje masive për meshën tradicionale të mesnatës për Krishtlindje. Por kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Në botën perëndimore dhe atje ku jetojnë të krishterët katolikë ose protestantët, një numër i madh i njerëzve, përfshirë këtu edhe ata që pjesën më të madhe të vitit nuk shkojnë në kishë, përsëri të gjithë këta njerëz i mbushin kishat për këtë festë, që është festa më e shenjë për të krishterët.
Mirëpo, ajo që është mrekulli, është se afro 10 mijë persona që do të marin pjesë në meshën e mesnatës së priftit Gjolaj në Prishtinë, janë shqiptarë të rinj myslimanë të Kosovës. Mijëra të tjerë priten që të marrin pjesë në kishat e tjera katolike në Kosovë.
Duhet theksuar se, ky zakon, është i mirëpritur nga kleri katolik dhe në përgjithsëi, nga liderët fetarë myslimanë pritet me buzëqeshje.
Një citat nga Bibla për festën e Krishtlindjeve thotë:
"Ja se si u bë lindja e Jezu Krishtit: nëna e tij Meri ishte zotuar se do të martohej me Jozefin por para se ata të bashkoheshin, u bë e ditur se ajo do të bëhej me fëmi nga Shpirti i Shenjtë".
Ati Nosh Gjolaj thotë se ai nuk e di se kur me saktësi filloi ky zakon i raporteve ndërfetare në Kosovë.
"Kur ja ka filluar nuk e di, se un jam prej 11 vjetësh në Prishtinë. Por pjesëmarrja ka qenë dukshëm, më tepër para luftës. Sigurisht vinin këtu deri 10 000 njerëz të cilët rrinin në oborrin e kishës sepse nuk kishin vende për të hyrë brenda", thotë Nosh Gjolaj.
Më se 90% e popullatës 2 milionëshe të Kosovës është myslimane. Kosova administrohet nga Kombet e Bashkuara prej përfundimit të luftës më 1999, kur sulmet ajrore të Natos e ndalën fushatën e Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.
Interesimi i myslimanëve të Kosovës për Krishtlindjet nuk sinjalizon as braktisjen e Islamit e as përqafimin e besimit të krishterë. Blerta Krasniqi, planifikon të marrë pjesë në meshën e Krishtlindjeve. Ajo është e besimit mysliman dhe është nga Prishtina. Ajo thotë:
" Fakti që do të shkoj është se kam shoqërinë katolike. S'do të thotë që jam vetë myslimane e tani të mos shkoj. Shkoj për shkak të shoqërisë dhe asgjë tjetër. Feja jonë na thotë që mos të urrejmë fetë e tjera, por të shkojmë mirë dhe të festojmë bashkë, sepse edhe katolikët janë shqiptarë sikurse ne".
Shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri për shumë kohë kanë shprehur krenari për tolerancën e tyre fetare, tolerancë kjo që mbijetoi për më tepër se 50 vite të pushtetit komunist, kur religjion zyrtar ishte ateizmi. Kjo tolerancë vazhdon të mbetet edhe tani kur terrorizmi islamik dhe lufta perëndimore në luftimin e terrorizmit, e kanë shtuar frikën për "konfliktin e civilizimeve".
Lideri i Bashkësisë Islame në Kosovë, Naim Tërnava thotë:
" Pjesëmarrja e tyre edhe nëpër kishat katolike vetvetiu flet për tolerancën që ka feja islame ndaj feve të tjera. Pra feja na lejon që të jemi prezent edhe në kisha, por jo të kryhen ceremonitë kishtare, por të jemi prezent në shenjë respekti ndaj besimeve të tjera. Prandaj shkuarja e tyre në kishë natën e Krishtlindjeve është një mesazh i fortë se Islami është një fe e paqes, e tolerancës dhe respekton dhe nderon edhe besimet e tjera".
Shenja të tjera të raporteve të shqitarëve myslimanë me katolikët e kanë zanafillën në historinë e tanishme dhe në atë të lashtë. Në mesin e dy personaliteteve më të rëndësishme historike te shqiptarët janë heroi kombëtar i shekullit të 15-të Gjergj Kastriot-Skenderbeu, katolik që luftoi për çlirimin nga perandoria otomane myslimane dhe Nëna Terezë, shqiptarja e njohur në përmasa botërore, e cila gjatë këtij viti u shpall e lume nga Papa Gjon Pali i dytë.
Shqiptarët e Kosovës po ashtu e mbajnë mend se ishin Shtetet e Bashkuara, që erdhën për t'i shpëtuar në luftën e vitit 1999, e jo shtetet myslimane.
Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, që mbanë fotografinë e Papës në zyrën e tij, ka pasur mbështetjen myslimane dhe katolike për propozimin e tij për ndërtimin e një katedrale katolike në Prishtinë.
Por marrëdhëniet e mira janë reciproke. Ja se ç'thotë një shqiptar i ri katolik nga Peja:
"Jam Nyrton Dedaj dhe vij nga Peja, katolik. Jo vetëm tani por edhe përpara luftës pjesëmarrja e besimtarëve myslimanë ka qenë shumë e madhe gjatë meshës. Mbas luftës dita ditës është duke u rritur pjesëmarrja e tyre dhe është një traditë shumë e mirë që t'i festojmë bashkë këto festa edhe t'i kontribuojmë sado pak njëri tjetrit. Jemi një komb edhe nuk i shikojmë fetë dhe i respektojmë si katolikët dhe myslimanët është një tolerancë".
At Gjolaj thotë se ai mendon se myslimanët filluan të marrin pjesë në Krishtlindjet katolike si në një ngjarje shoqërore dhe kulturore që u shndërrua në një marrëdhënie të fuqishme të bashkimit.
Dom Nosh Gjolaj thotë:
"Sipas meje ka mundësi se dikur rinia shqiptare nuk kishte fare ku argëtohet, ku të kalojnë së bashku. Kështu nëpërmjet Krishtlindjeve janë mbledhur bashkë të paktën në oborrin e kishës dhe kanë ardhur. Kështu ndoshta krijohet edhe një traditë dhe një element tjetër: dëshira që ky popull jeton dhe është pjesë e Evropës, madje jo vetëm pjesë e Evropës, por do thoja më tepër, djep i kulturës evropiane, ilirët ose shqiptarët. Këtu fillon ai djep i civilizimit i kulturës evropiane."
Në këtë temë Naim Tërnava nga Bashkësia Islame e Kosovës thotë:
"Unë nuk kisha thënë që tërësisht të jetë adet, apo traditë në këtë rast, por diçka po e marrë nga tradita jonë e lashtë, por jo 100 % ajo, është diçka që del nga mësimet fetare. Edhe mësimet e krishtere që dalin nga Bibla, edhe ato proklamojnë tolerancë ndërfetare dhe varet nga krerët e kishës apo të xhamisë sesa respektojnë parimet që dalin nga libri qoftë Kurani, qoftë Bibla."
Çfarëdo qoftë që të jetë motivi, argëtimi, shoqërimi apo qëndrimi fetar, raportet ndër-fetare duket se kanë një mbështetje të fuqishme në Kosovë. Kjo mbështetje është shtuar prej vitit në vit dhe nuk ka shenja të dobësimit.