Ndërlidhjet

BAGDAD


Tre ushtarë amerikanë janë vrarë në veri të Bagdadit kur makina e tyre hasi në një minë.
Sulmi ndodhi derisa ushtarët udhëtonin me autokolonën afër qytetit Samarra.
Ngjarja vijoi pas sulmit vetëvrasës në qytetin kurd Arbil, që la të vrarë 4 njerëz, përfshirë sulmuesin, dhe plagosi 15 të tjerë.
Zyrtarët thanë se sulmuesi e hodhi veten në erë në një kamion para zyrave të ministrisë së brendshme.
Ndërkaq nga shpërthimi i një automjeti në një tunel në Bagdad, një civil u vra dhe dy të tjerë u plagosën.
Ngjarjet e fundit ndodhën disa orë pas luftimeve të mbrëmshme mes forcave amerikane dhe kryengritësve në Bagdad.
XS
SM
MD
LG