Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ekonomia e Shteteve të Bashkuara e raportuan rastin e parë të dyshuar të sëmundjes së lopëve të çmendura.
Deklarata e nënsekretares së Bujqësisë Ann Veneman shkaktoi tronditje në industrinë e mishit.
"Sot nga Departamenti i Veterinarisë e morëm njoftimin se një kafshë është provuar e sëmurë. Megjithate, jemi të bindur në sigurinë e ushqimit. Rreziku nga sëmundja për shëndetin e njeriut është tejet i ulët", tha Veneman.
Japonia dhe Koreja e Jugut, dy importuesit kryesorë të mishit e ndaluan importin, kurse ngjashëm vepruan edhe Rusia, Singapori, Tajvani, Malajzia, Hong Kongu, Tajlanda dhe Australia.
Bashkimi Evropian, Kina, Kanadaja dhe Filipinet thanë se gjithashtu e shqyrtojnë ndalimin e importit të mishit nga Shtetete Bashkuara.
XS
SM
MD
LG