Ndërlidhjet

RAWALPINDI


Të paktën 14 njerëz u vranë në sulmin me bomba në Pakistan, në përpjekjen e dytë gjatë muajit për vrasjen e presidentit Pervez Musharraf.
Ministri i Informatave Sheikh Rasheed Ahmed i tha agjencisë Reuters se tre makina të autokolonës së presidentit, përfshirë atë të Musharrafit, ishin dëmtuar në sulmin në Rawalpindi, por presidenti ka kaluar pa pasoja.
Besohet se bombën e ka aktivizuar një sulmues vetëvrasës në rrugën derisa po kalonte kolona me presidentin.
Musharraf iu shmang një atentati të ngjashëm në 14 dhjetor.
Shpërthimi ndodhi një ditë pasi Musharraf tha se nuk do ta ushtrojë funksionin e shefit të armatës në vitin 2004, për të zgjidhur krizën kushtetuese në vend.
XS
SM
MD
LG