Ndërlidhjet

PEKIN


Kina sot ka shpallur rastin e parë të dyshuar të sëmundjes Sars, pas muajit qershor të këtij viti. Është bërë e ditur se personi që dyshohet se është i sëmurë nga Sarsi është një gazetar 32 vjeçar i televizionit në qytetin jugor, Guangzhou. Ky është kryqytet i provincës Guangdong, ku ishte paraqitur rasti i parë i Sarsit në botë, i zbuluar në nëntor të vitit të kaluar. Nga kjo sëmundje në mbarë botën patën vdekur 774 njerëz, ndërsa ishin infektuar më se 8 mijë persona.
XS
SM
MD
LG