Ndërlidhjet

GJENEVË


Shumë vende sot dërguan mjekë, punëtorë shpëtimi dhe furnizime mjekësore për në Iran, për të ndihmuar në përballimin e pasojave të rënda që ka shkaktuar tërmeti i djeshëm në qytetin Bam të Iranit. Ndihmat e dërguara nga Britania, Gjermania, nga Rusia, pastaj nga Zvicra, tashmë kanë arritur në qytetin Bam, të shkatërruar nga tërmeti. Kryqi i kuq ndërkombëtar në Gjenevë ka kërkuar ndihma në vlerë prej 12 milionë dollarësh për të ndihmuar afro 200 mijë njerëz gjatë periudhës së ardhshme 6 mujore. Tërmeti me intensitet 6.3 shkallë të Rihterit ka shkaktuar vdekjen e afro 20 mijë personave dhe plagosjen e më se 30 mijë të tjerëve.
XS
SM
MD
LG