Ndërlidhjet

QERBELA, IRAK/SOFJE, BULLGARI


Nga disa sulme të sotme të kryengritësve në qytetin Qerbela u vranë 6 ushtarë të koalicionit dhe 7 irakianë. Së paku 37 ushtarë të tjerë janë plagosur përfshirë këtu edhe civilë dhe policë irakianë, ka thënë Ralph Manos, zëdhënës i forcës shumë-kombëshe që udhëhiqet nga Polonia. Duke raportuar për këto incidente, agjencitë e lajmeve informuan se zëvendës ministri bullgar i mbrojtjes, Ilko Dimitrov, në një konferencë për shtyp në Sofje, ka thënë sot se 4 ushtarë bullgarë janë vrarë në Irak.
Në këtë kuadër edhe ushtria e Tajlandës ka kumtuar sot se dy ushtarë të saj janë vrarë në Irak.
XS
SM
MD
LG