Ndërlidhjet

KOTONOU, BENIN


Numri i të vdekurve nga përplasja e aeroplanit në Benin, sot u ngrit në 138. Duke folur për shkaqet e mundshme të kësaj fatkeqësie, që ndodhi në ditën e krishtlindjeve, ministri i jashtëm i Libanit, Jean Obeid ka thënë në Bejrut, pas kthimit nga Benini, se ekziston mundësia që aeroplani ka qenë i tejngarkuar. Shumica e personave që e humbën jetën ishin libanezë. Në aeroplan ishin 161 persona. Deri tash nga kjo përplasje e aeroplanit Boing 727, që ndodhi në momentin kur ai u ngrit nga pista dhe u përplas në Oqeanin Atlantik, 15 persona shpëtuan të gjallë.
XS
SM
MD
LG