Ndërlidhjet

PEKIN


Kryeministri kinez Wen Jinbao tha se Kina "do ta shqyrtojë" reduktimin e borxhit të Irakut.
Pas takimit me të dërguarin special amerikan James Baker, Wen tha se Kina "plotësisht i kupton vështirësitë e rindërtimit të Irakut dhe gjendjen e popullit irakien".
Baker arrit në Pekin nga Tokioja, ku tha se u arrit "progres shumë i mirë" në bisedimet për borxhin e Irakut.
"Kisha një takim tejet të mirë me kryeministrin Koizumi. Mendoj se bëmë progres shumë të mirë për këtë çështje aq të rëndësishme", tha Baker.
Qeveria japoneze e shprehu gatishmërinë për reduktimin e borxhit të Irakut nëse të njëjtën e bëjnë edhe vendet tjera të Klubit të Parisit.
XS
SM
MD
LG