Ndërlidhjet

BAM – IRAN


Zyrtarët vendorë dhe punonjësit ndërkombëtarë të shpëtimit, që kanë mbërritur në Iran, po përqëndrohen në sigurimin e kushteve për të mbijetuarit e tërmetit në qytetin Bam. Shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë në gërmadha janë shuar.
Numri i viktimave deri tani ka shkuar në 28 mijë njerëz, derisa dhjetëra mijëra të tjerë kanë mbetur pa strehë, kurse në disa mijëra, arrin numri i njerëzve që kanë nevojë për ndihma mjekësore.
Presidenti i Iranit Mohamed Khatami, ka deklaruar në Bam se do të rindërtojë qytetin e shkatërruar.
Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë cilësuar Iranin si pjesë e boshtit të së keqes, po dërgojnë ndihma humanitare, për të dëmtuarit nga tërmeti.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Adam Ereli, me këtë rast tha:
"Ka pasur një numër fluturimesh nga Shtetet e Bashkuara drejt Iranit, që cojnë ndihma humanitare dhe ekipe të ndihmës.
7 anëtarë të departametnit të Emergjencës pranë Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, së bashku me 77 specialitë të mjekësisë dhe teknikë janë nisur atje."
XS
SM
MD
LG