Udhëheqësit afganë kanë pezulluar votimin për kushtetutën e vendit, pasi nuk kanë mundur të tejkalojnë ndarjet etnike lidhur me cështjet që kanë të bëjnë me ndarjen e pushtetit dhe pakicat kombëtare.
Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara në Afgansitan po përpiqen të ndërmjetësojnë mes grupeve të ndryshme, për të gjetur zgjidhje për kundërshtimet aktuale.
Presidenti aktual, Hamid Karzai, i cili është pashtun, grupi më i madh etnik në vend, dëshiron që kushtetuta e re të parashohë një president me shumë kompetenca. Nga ana tjetër përfaqësuesit e pakicave uzbeke dhe taxhike synojnë një kryeminsitër dhe parlament të fortë.