Ndërlidhjet

PRAGË


Siguria është shqetësimi kryesor, derisa miliona njerëz në të gjithë botën, po festojnë ndërrimin e viteve.
Aeroplanët po kontrollojnë hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara, derisa vendi është në gjendje të lartë gatishmërie, për shkak të kërcënimeve nga sulmet e mundshme terroriste.
Autoritetet amerikane kanë vendosur masa kufizuese për disa nga fluturimet në qytetet kryesore të vendit, përfshi Nju Jorkun dhe Las Vegasin.
Në Britani kryeministri, Tony Blair, në mesazhin e fundvitit tha se viti 2004 do të jetë një vit më i sigurtë nëse demokracia do të vendoset dhe në Lindjen e Mesme.
Ndryshimet në Irak dhe dhe hapat e fundit të marra nga Libia janë sinjale pozitive për të ardhmen, tha Blair.
XS
SM
MD
LG