Ndërlidhjet

SHKUP


Qeveria e Maqedonisë në mesditë vendosi armëpushim të përkohshëm në luftën duke thënë se me këtë dëshiron të lehtësojë gjendjen e civilëve të prekur nga luftimet.
Aktivitetet e forcave të sigurisë janë suspenduar përkohësisht, ka thënë Nikolla Dimitrov, këshilltar për Siguri kombëtare i presidentit të Maqedonisë.


Vendimi është marrë bashkërisht nga presidenti Boris Trajkoski, kryeministri Lupço Georgievski dhe ministrat e mbrojtjes dhe të brendshëm, ka thënë Dimitrov në konferencën për shtyp.
Ata shpresojnë se armëpushimi do të bëjë të mundur rivendosjen e furnizimit me ujë të qytetarëve të Kumanovës dhe arritjen e ushqimit tek banorët të cilët ndodhen në fshatrat e kontrolluara nga kryengritësit dhe kanë vendosur të bëjnë një përpjekje për të ndaluar dy katastrofat humanitare, ka thënë Dimitrov.
Forcat qeveritare paradite kishin vazhduar granatimet në hapësirën e fshtarave Sllupçan, Orizare dhe Mateq.

SHKUP


Kryengritësit shqiptarë sot shpallën armëpushim 24 orësh në Maqedoni, pasi Qeveria njoftoi se kishte ndërprerë përkohësisht sulmet kundër fshatrave që ndodhen nën kontrollin e tyre, duke hequr dorë nga kërcënimi se do të bombardojnë kryeqytetin.
UÇK në një komunikatë të nënshkruar nga lideri politik, Ali Ahmeti, pohon se shpall armëpushim të njëanshëm 24 orësh deri në orën 14.00 të ditës së nesërme.
XS
SM
MD
LG