Ndërlidhjet

UASHINGTON




Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, niset gjatë ditës nga Uashingtoni në një turne evropiane.
Mbrojtja kundërraketore, siç pritet do të jetë në krye të agjendës së bisedimeve të presidentit amerikan me liderët evropianë.
Presidenti George Bush të martën arrin në Spanjë, të mërkurën viziton Selinë e NATO-s në Bruksel, para se të shkojë në Geteborg të Suedisë, për të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian.
Presidenti George Bush të premten do të qëndrojë në Poloni, ndërsa të shtunën në Lubjanë do të takohet me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG