Ndërlidhjet

SHKUP


Qeveria multi etnike e Maqedonisë miratoi një plan paqësor të propozuar nga presidenti Trajkovski, që parasheh një amnisti për kryengritësit dhe ndihmën e Natos për çarmatimin e tyre, ka deklaruar ministri i mbrojtjes, Vlado Buckovski. Sipas burimeve të radios “Evropa e Lirë” në këtë mbledhje, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësuesit e dy partive politike shqiptare, është formuar një “këshill koordinues”, i cili do të menaxhoj krizën. Ministri Buckovski ka kritikuar misionin paqeruajtës ndërkombëtar në kosovë, Kfor, që udhëhiqet nga Nato-ja për kontrollin e pamjaftueshëm të kufirit Kosovë – Maqedoni.
XS
SM
MD
LG