Ndërlidhjet

KUMANOVË


Gjatë ditës së sotme mbretëroi një armëpushim i shpallur, ndaras, nga forcat qeveritare maqedonase dhe nga guerilja shqiptare. Agjencia Rojters thotë se, megjithatë, Qeveria kishte bllokuar një marrëveshje për dërgimin e ndihmave për civilë në fshatrat që gjenden nën kontrollin e kryengritësve. Thuhet se arsye për këtë bllokim ishte e dhëna se guerilja shqiptare kishte kërkuar që edhe gazetarëve tu lejohej hyrja në këtë hapësirë. Karvani prej 26 kamionësh me ushqime dhe ilaçe u kthye nga ana e autoriteteve në fshatin Bedinjë afër Kumanovës.
XS
SM
MD
LG