Ndërlidhjet

BRUKSEL


Presidenti francez Jacques Chirac, ka ngritur mundësinë e ndërhyrjes së NATO-s në Maqedoni. “Sa i takon Ballkanit dhe meqë një gjeneral francez po përgatitet të marrë komandën e misionit paqeruajtës KFOR, do doja të vija në pah rrezikun që paraqet kriza në Maqedoni”- ka thënë Jacques Chirac në takimin e udhëheqësve të NATO-s në Bruksel. Presidenti francez ka theksuar se “aleanca nuk duhet të përjashtojë asnjë masë që do të ishte e nevojshme për të ndalur rrëshqitjen e Maqedonisë drejt një lufte civile”.
XS
SM
MD
LG