Ndërlidhjet

SHKUP


Bisedimet midis liderëve maqedonas dhe shqiptarë, anëtarë të Qeverisë së koalicionit, siç njoftohet, vazhdojnë edhe sot, kurse mediat raportuan vetëm për të shtëna sporadike afër Haraçinës. Negociatorët kanë në tryezë propozim-planin paqësor të presidentit Boris Trajkoski, që synon një sërë reformash polititike me qëllim të afrimit të dy komuniteteve kryesore etnike dhe fashitjen e kryengritjes. Komandantë të kryengritësve shqiptarë, ndërkaq, kanë thënë se ata respektojnë armëpushimin, kanë shfaqur besimin se kriza do të zgjidhjet me marrëveshje dhe njoftuan se i kanë dërguar Bashkimit Evropian dhe NATO-s Projektin e tyre për përfundimin e konfliktit në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG