Ndërlidhjet

Qëndrimi i Moskës dhe i Beogradit rreth proceseve në Kosovë, sado që nuk është i papritur, është mjaft zhgënjyes


Shkelzen Maliqi Me qëndrimin disonant të Beogradit dhe Moskës fuqizohet sërish një vijë konservatore në politikën rajonale, për të cilën mund të thuhet se njëfardore është vazhdimësi dhe variant i zbutur i politikës së regjimit të mëparshëm serb, politkë kjo që konsistonte në mbajtjen e tensioneve ndëretnike dhe hipokrizinë e mbrotjes së interesave të një etnikumi dhe një nacinalizmi, duke fajësuar për krizën nacionalizmat tjerë.

Ditëve të fundit në Kosovë kemi një fluks të vizitave të diplomatëve dhe liderëve të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare. Në dyvjetorin e përfundimit të intervenimit të NATO-s dhe instalimit të Misionit të Kombeve të Bashkuara, qëllimi parësorë i këtyre vizitave është vlerësimi i suksesit të UNMIK-ut dhe të hapave që duhet të ndërmiren në të ardhmën për stabilizmin e gjendjes në Kosovë dhe realizmin e objektivave më afatgjate të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë. Mund të thuhet se evoluimet e proceseve në Kosovë janë kryesisht pozitivie dhe përkrahëse. I vetmi zë disonant ka qenë ai i presidentit rus Vladimir Putin, i cili pokështu erdhi në një viztë të papritur dhe të shkurtër në Kosovë dhe atë pas takimeve që kishte me kryetarin e SHBA-ve, Xhorxh Bush dhe kryetarin e Jugosllavisë, Vojislav Koshtunica. Putin dhe Koshtunica, në komunikatën e tyre të lëshuar në Beograd kanë akuzuar ashpër administratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, se nuk është në gjendje që të kontrollojë situatën dhe, siç, pohuan ata, ekstremizmin shqiptar, për të cilin thanë se është "burim i destabilizimit të Ballkanit". Kryetari i Rusisë është shprehur edhe kundër mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, duke i konsideruar të parakohshme dhe në dëm të minoritetit serb. Qëndrimi i Moskës dhe i Beogradit rreth proceseve në Kosovë, sado që nuk është i papritur, është mjaft zhgënjyes. Moska dhe Beogradi dërgojnë porosi të qarta serbëve të Kosovës se ata nuk duhet të participojnë në proceset e krijimit të institucioneve demokratike në Kosovë, përkundër faktit se këto procese nuk kanë fuqi prejudikuese për statusin final të Kosovës. Sa janë të pakënaqur me rregulativat e UNMIK-ut dhe zgjedhjet serbët e Kosovës, po aq janë të pakënaqur edhe shqiptarët dhe shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës, që kanë kërkuar më shumë kompetenca për administratën e ardhshme vendore. Me qëndrimin disonant të Beogradit dhe Moskës fuqizohet sërish një vijë konservatore në politikën rajonale, për të cilën mund të thuhet se njëfardore është vazhdimësi dhe variant i zbutur i politikës së regjimit të mëparshëm serb, politkë kjo që konsistonte në mbajtjen e tensioneve ndëretnike dhe hipokrizinë e mbrotjes së interesave të një etnikumi dhe një nacinalizmi, duke fajësuar për krizën nacionalizmat tjerë.
Për fat, edhe pse Rusia shprehet se ka interesa të veçanta në rajonin e Balkanit, ndikimi i saj nuk është as i madh e as vendimtar. Fuqia e Rusisë në çështjen e Kosovës dhe çështjet tjera rajonale më shumë është obstruktive sesa që çon drejt zgjidhjeve që në radhën e parë do të avanconin proceset demokratike dhe zhvillimore, në mënyrë që edhe solucionet përfundimtare për Kosovën dhe çështjet e tjera të hapura në rajon të dalin nga vullnetet dhe parimet demokratike, dhe jo modelet e vjetra të raporteve subordinuese. Në këtë kontekst duhet vlerësuar si një blof konservatorë edhe projektin e Koshtunicës, të përkrahur nga Putini, për mbajtjen e një konference rajonale për paqen, që synon shpëtimin e mbeturinës së fundit të një krijese artificale qfarë ka qenë Jugosllavia, shtet ky i cili edhe përbrenda, përjeton një krizë të thellë dhe gjithnjë e më shumë i ngjanë një fantomi, dhe jo shteti që mund të ringjallet dhe të funksionalizohet.
është herët që të flitet për mbajtjen e konferencës ndërkombëtare rajonale. Sa i përket Kosovës, parakusht për mbajtjen e çfarëdo konference, është konstituimi i institucioneve të saj përfaqësuese. Nuk ka zgjidhje për Kosovën në të cilat nuk do të marrin pjesë në vendime përfaqësuesit të zgjedhur të Kosovës.

XS
SM
MD
LG