Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i OKB-së i ka bërë thirrje komunitetit sërb të Kosovës që të marr pjes në zgjedhjet e përgjithëshme të Nëndorit ,megjith disa brenga që kanë ata.Në deklaratën që publikoi mbrëme Këshilli thuhet se sërbët duhet të fillojnë të integrohen në strukturat e ngritura nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë se sa të orvaten të ndërtojnë organe paralele të pushtetit.Deklarata është publikuar pas vizitës së delegacionit të Këshillit të sigurimit në Kosovë dhe në Beograd.Këshilli pritet të mbajë një sesion të hapur për Kosovën ditën e premte.

OKSFORD.
Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara,Kofi Anan në fjalimin që ka mbajtur mbrëme në univerzitetin e Oksfordit në Britani ka vlerësuar se ksenofobia e drejtuar kundër imigrantëve është armiku më i madh i demokracis eropiane.Në fjalimin që mbajti në prag të krmtimit të parë të Ditës Botërore të Refugjatëve,Kofi Anan ka thënë se imigrantët ,në vend që të jenë të mirëpritur për kontributin që i japin ekonomis dhe krijimit të shoqëris nulti-kombëtare,prezentohen si kërcënim.Kofi Anan ka përkujtuar se një nga refugjatët më të njohur botëror ka qënë Albert Ajnshtajni,i cili i solli atdhut të tij të ri ,Shteteve të Bashkuara shum më teper se një valizhe,siç është shprehur Anan.
XS
SM
MD
LG