Ndërlidhjet

SOFIE


Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë ka konfirmuar dërgimin e një kontigjenti special shtesë në kufirin me Maqedoninë. Gjenerali Kiril Tzetkov, komandant i trupave tokësore tha se bëhet fjalë për një ushtrim rutinor dhe ka përgënjeshtruar pohimet se ato kanë të bëjnë me gjendjen kritike në Maqedoni. Sidoqoftë, zëdhënësja e ministrisë së mbrojtjes tha se Sofia zyrtare është e gatshme të marrë pjesë në një forcë të NATO-s, që do të mund të vendosej në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG