Ndërlidhjet

BERLIN


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për Krimet e Luftës ka përsëritur sot apelin drejtuar autoriteteve jugosllave për të shpejtuar dorëzimin e ish-presidentit Sllobodan Milloshevic në Hagë. Karla Del Ponte ka kërkuar njëkohësisht nga bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë më shumë trysni për transferimin e ish-liderit jugosllav.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të më ndihmojë në mënyrë që Milosevici ti paraqitet Hagës” – ka thënë zonja Del Ponte, pas bisedimeve në Berlin me ministrin e jashtëm gjerman, Joschka Fischer.
XS
SM
MD
LG