Ndërlidhjet

NATO synon ndihmën e SHBA-ve në çarmatimin e shqiptarëve


Kryetari i Komitetit për Marëdhënie të Jashtme të Senatit, demokrati Joseph Biden ka thënë se “në esencë, pa forcat e Shteteve të Bashkuara në terren, si pjesë e forcës së Nato-s, gjasët për sukses janë shumë të vogla; ne jemi e vetmja palë, që sinqerisht i besohet atje” – ka thënë Joseph Biden dhe ka shtuar se “ne shkuam për ti shpëtuar në Kosovë, atëherë kur ata ishin të ndjekur dhe të shtypur” - shkruan, ndër të tjera, gazeta Washington Post në numrin e saj të sotëm

Gazeta “Uashington Post” informon për vizitën e sekretarit të Përgjithshëm të Natos, Robertson në Uashington, me ç’rast ka kërkuar pjesëmarrjen amerikane në misionin eventual të Nato-s për çarmatimin e kryengritësve shqiptarë, në momentin kur të arrihet një marrëveshje paqësore. Gjatë vizitës së tij dyditëshe në Uashington, sekretari i përgjithshëm i Nato-s, George Robertson ka vlerësuar se pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara do të ishte një mesazh i fuqishëm për shqiptarët, në kuptimin se aleanca është unike në kundërshtimin e ndarjes së këtij shteti ballkanik. Kjo gjë, poashtu, do të bënte të ditur se ekziston unitet në përkrahjen për një zgjidhje paqësore të kërkesave të shqiptarëve atje, shkruan, pos tjerash, në numrin e saj të sotëm, gazeta amerikane “Washington Post”. George Robertson, që gjatë qëndrimit në Washington u takua me sekretarin e mbrojtjes, Donald Rumsfeld, me sekretarin e shtetit, Colin Powell dhe me këshilltaren për siguri kombëtare, Condoleezza Rice, nuk bëri komente publike për rrolin eventual të Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë të djeshme ai tha se do të ishte ideale që forcat e Nato-s të kenë “përbërjen më të gjërë të mundshme”. Kjo gazetë mëtutje shkruan se Richard Holbrooke, negociator për Ballkan i ish presidentit, Clinton, ka thënë se “ne duhet të jemi pjesë e forcës, sepse stabiliteti në Ballkan është në interesin tonë kombëtar. Nëse ne fillojmë të krijojmë rregulla kufizuese në involvimin tonë, atëherë ne vetëm u bëjmë thirrje edhe shteteve të tjera që të veprojnë në të njejtën mënyrë. Kjo do ti shkatërronte disa parime themelore të Nato-s, ka thënë Richard Holbrooke. Kryetari i Komitetit për Marëdhënie të Jashtme të Senatit, demokrati Joseph Biden ka thënë se “në esencë, pa forcat e Shteteve të Bashkuara në terren, si pjesë e forcës së Nato-s, gjasët për sukses janë shumë të vogla; ne jemi e vetmja palë, që sinqerisht i besohet atje” – ka thënë Joseph Biden dhe ka shtuar se “ne shkuam për ti shpëtuar në Kosovë, atëherë kur ata ishin të ndjekur dhe të shtypur” - shkruan, ndër të tjera, gazeta Washington Post në numrin e saj të sotëm. Një zyrtar i administratës ka thënë se, aktualisht, trupat e Shteteve të Bashkuara po ndihmojnë në ndërprerjen e linjave të furnizimit për gueriljen shqiptare në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG